Komisioni Rregullator për Energjetikë (RKE) ka miratuar një vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata (30 qershor, ora 00:01).
Sipas vendimit, çmimet mesatarisht ulen për 0,27 për qind, megjithatë benzinat do të shtrenjtohen, ndërsa dizeli do të lirohet.
Çmimet e reja janë:
EURODIZEL BS (D-E V) ulet për 0,50 denarë dhe do të kushtojë 80 denarë për litër.
EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për 0,50 denarë dhe do të shitet me 84,50 denarë për litër.
EUROSUPER BS-98 gjithashtu shtrenjtohet për 0,50 denarë, duke arritur në 86,50 denarë për litër.
Ndërkohë, çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbetet i pandryshuar në 79,50 denarë për litër, ndërsa mazuti lirohet për 0,796 denarë për kilogram, me çmim të ri prej 41,495 denarë për kilogram.
Nga RKE bëjnë të ditur se në tregjet botërore janë shënuar ulje të çmimeve referuese të derivateve, por në llogaritjen përfundimtare ka ndikuar edhe forcimi i kursit të dollarit amerikan ndaj denarit.
Komisioni rikujton se këto janë çmimet maksimale të lejuara me pakicë, ndërsa kompanitë tregtare mund t’i shesin derivatet edhe me çmime më të ulëta.

