Ish-kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët, Gazmend Abdija, ka publikuar një status kritik në rrjetet sociale, ku flet për zhgënjimin nga liderët politikë që, sipas tij, kanë mashtruar qytetarët duke u paraqitur si vizionarë dhe njerëz të drejtë.

“Në statusin e tij, Abdija shkruan se populli nuk është fajtor që u besoi liderëve të veshur me petkun e vizionarit, revolucionarit dhe njeriut të drejtë, pasi ata premtonin përparim, barazi dhe një të ardhme më të mirë.

“Të mashtrohesh një herë është njerëzore. Por të vazhdosh t’i besosh për herë të dytë e të tretë, edhe pasi e vërteta është bërë e qartë, është gabimi që nuk mund të arsyetohet”, thekson Abdija.

sqShqip