Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka kritikuar BDI-në edhe për, siç tha ai, mungesën e angazhimit për çështjet identitare në Kërçovë gjatë viteve të qeverisjes.
Ai ngriti pyetjen se pse, sipas tij, pas më shumë se dy dekadash në pushtet, nuk janë ndryshuar emrat e rrugëve dhe nuk është rikthyer monumenti i Skënderbeut në Kalanë e Kërçovës.
“Le t’i shohim si janë emrat e rrugëve në Kërçovë dhe pse për 24 vite nuk e rikthyen Skënderbeun në Kalanë e Kërçovës, ku ai ka qenë deri në vitin 1945”, tha Mexhiti për Zyrtare.net.
Ai paralajmëroi se në ditët në vijim VLEN do të publikojë dokumente dhe shembuj konkretë për të argumentuar pretendimet e tij lidhur me emërtimet e rrugëve.
Video në LINK: 0205c2d1-ee7a-426b-8636-2e6383b8493c

