Maqedoni

Ali Hoxha nga Kaçaniku: Prej Tetove ia tregonim pozitat serbe KFOR-it gjerman dhe pastaj i bombardonin

Rrëfimi i Kaçanikasit Ali Hoxha

Ishte muaji i Prillit 1999 , pasi qe une dhe Fehmi Zeneli qe ishim gjate luftes ne Tetove u takuam me disa ushtarak te NATOS dhe pas bisedimeve me ta ju sugjerova qe te na vizitojne ne Shtepine e Rexhep M.Rexhes, i cili ne at kohe ishte ushtar i UCK ne Kosove. Te nesermit edhe tre Xhipa me ushtarak dhe 4 nga ata ishin Gjenerala te ushtrise Gjermane. I pranuam ne shtepinbe e Rexhes, gruaja e ime Nazife Hoxha ju beri nga nje kafe dhe menjehere ua shtroi buken qe e kishin pregatitur enkas per ta. Une dhe gruaja komunikonim me ata ne Gjuhen Angleze. Ata ishin te interesuar te dinin per caqet e ushtrise serbe te vendosura ne komunen e kacanikut. E thirra disa here ne tel .kom. Hajrush Kurtaj por nuk u pergjigj andaj edhe per ate dite nuk mundem te kryxjme pune dhe e latem, qe perseri Ushtaraket e NATOS te vijne neser . Te nesermit ne ora 9.00 erdhen perseri Gjeneralet Gjerman pasi qe e pime nga nje kafe une e Thirra ne Tel perseri Komandantin Hajrush Kurtaj dhe ai u lajmerua, i tregova se ketu jane kaater Epror te larte te Natos dhe deshirojne te njohtohen nga Ju se ku jane te vendosura trupat serbe. Ai me tregoi dhe une ia perktheva lokacionin dhe ata i shenuan ne fletoret si dhe hartat ushtarake qe kishin. Te nesermit ne mengjes ne Komunen e Kacanikut pozicionet serbe u bombarduan nga NATO dhe se nga ajo kohe ushtria serbe ne Kacanik i zvogloi levizjet per shkak te frikes.. Gjate kohes se vizites te ushtarakve te NATOS te miqet shumica e banorve te lagjes nga frika dhe kureshtja dilnin e shiqonin se cka po ndodh me ne . Meqe keto vizita ishin edhe mundesishte te rrezikshme per familjaret per shkak te mundesise se intervenimit te Policise Maqedoni perseri Familja e Rexhep Rexhes ishin kembngules per cdo ndihme per shlirimin e kosoves pa marre parasysh rreziqet.
ALI HOXHA