Xhaferi në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit
Gjatë Konferencës Evropiane të kryetarëve të parlamenteve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, realizuan takim protokollar.
Siç njoftojnë nga Kuvendi i RMV-së, duke i uruar për zgjedhjen në funksion, kryetari Xhaferi shprehu shpresë se bashkëpunimi i shkëlqyer parlamentar do të vazhdojë të zhvillohet dhe avancohet edhe në periudhën në vijim.
“Në vazhdim të bisedës, bashkëbiseduesit këmbyen informacione për ngjarjet aktuale në të dyja vendet, me ç’rast, Xhaferi informoi për procesin e zgjedhjeve lokale, për të cilat tha se zbatohen sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe shprehu bindjen se në atmosferë të njëjtë fer, të qetë dhe demokratike do të kalojë edhe rrethi i radhës i dytë më 31 tetor”.
“Të dy kryetarët biseduan dhe e përshëndetën raportin pozitiv për përparimin e të dy vendeve për vitin 2021, të prezantuar javën e kaluar nga ana e Komisarit të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varheli, para anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Në fund të takimit, Kryetari Xhaferi e ftoi kryetaren e sapozgjedhur Nikolla të vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.