Lajmet e reja

Mexhiti për Zhurnal: Partitë shqiptare të bashkëpunojnë për Ligjin e nënshtetësisë, siç dinë të bashkëpunojnë partitë maqedonase

Deklarata ime e dhënë sot për Zhurnal:

“Ligji i propozuar në partitë opozitare për nënshtetësi mendoj se duhet të shqyrtohet mes nesh pozitë opozitë nga partitë politike shqiptare, për të mirën e qytetarëve, ashtu siç edhe në rastin konkret, bashkëpunimi i partive maqedonase “Pozitë – Opozitë”.

Nëse ka nevoj për ndryshimet t’i shqyrtojmë bashkërisht, e poqëse ska, të hyjë në propozim për miratimin e të njëjtit në kuvend, dhe me këtë të zgjidhet edhe ngërçi në Kuvend”.

Deputetët shqiptarë në kuvend duhet bashkëpunuar mes pozitës dhe opozitës, ashtu siç ka patur në disa raste konkrete edhe tek partitë maqedonase, të cilët kanë gjetur gjuhë të përbashkët, duke kaluar qëndrimet e ndryshme për të mirën e qytetarëve.