Drejtori i MEPSO-së, Burim Latifi, ka marrë pjesë në takimin me Misionin Monitorues të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), i cili iu kushtua progresit të projekteve strategjike infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut.

Në takim morën pjesë përfaqësues të lartë të Qeverisë, të Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare. Gjatë diskutimeve u shqyrtuan aktivitetet aktuale, sfidat dhe prioritetet e ardhshme në sektorët e energjetikës, transportit dhe mjedisit jetësor.

Në fjalën e tij, Latifi theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike, duke vlerësuar se ato janë thelbësore për sigurinë energjetike dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

“Investimet në infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike nuk janë vetëm projekte teknike, por investime të drejtpërdrejta në sigurinë energjetike, stabilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe në një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët tanë”, theksoi Latifi.

" "

Ai shprehu bindjen se përmes partneritetit, koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë realizimi i projekteve strategjike, me synimin për ndërtimin e një sistemi energjetik modern, të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet evropiane.

sqShqip