Fytyra të reja e presin Ali Ahnetin në Kërçovë, ja kush nungoi! (Foto)
Në një atmosferë të jashtëzakonshme entuziazmi dhe përkushtimi, mbajtëm Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Kërçovë, ku u zgjodhën strukturat e reja drejtuese të degës: Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve dhe sekretarët e sekretariateve, njoftoi kryetari i BDI, Ali Ahmeti.
“Jam i bindur se përgjegjësinë e marrë sonte do ta bartin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë ndaj anëtarësisë, qytetarëve dhe kauzës sonë të përbashkët. Këto struktura përbëhen nga njerëz kompetentë, të përgjegjshëm dhe të dëshmuar, të cilët, së bashku me mbështetjen e qytetarëve, do ta forcojnë edhe më tej Bashkimin Demokratik për Integrim si adresën më të besueshme dhe shtëpinë politike të shqiptarëve në vend.
Kërçova ka qenë gjithmonë vatër e rëndësishme e angazhimit kombëtar dhe politik, ndërsa energjia që pashë sonte më bën optimist për fitoret që na presin.
Urime të zgjedhurve dhe suksese në detyrat që i presin!
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Ahmeti.
Ai në Kërçovë është pritur nga fytyra të reja, kurse te linku në vijim mund të shihni se kush mungoi: https://www.facebook.com/share/p/1AvGhgpbeP/?mibextid=wwXIfr

