Gjatë ditës së sotme qëndruam në Dibër, së bashku me Bilall Kasamin, Mimoza Musën ku bashkë me kryetarin e komunës, Fisnik Mela, pamë nga afër projektin për ndërtimin e parkingut të ri me 250 vende në qendër të qytetit, një investim prej rreth 350 mijë eurosh që realizohet me mjete vetanake, deklaroi bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti.
“Ky është vetëm një nga projektet që po realizohen aktualisht në Dibër. Krahas tij, në qytet po zhvillohen edhe investime të tjera të rëndësishme që po ndryshojnë infrastrukturën dhe po krijojnë kushte më të mira për qytetarët.
Gjatë vizitës riafirmuam edhe projektin “One Stop Shop” në Bllatë dhe Qafë Thanë, një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, si dhe forcimit të lidhjeve mes qyteteve dhe rajoneve tona.
Kur investimet shihen në terren dhe projektet ecin sipas planit, zhvillimi nuk mbetet vetëm temë diskutimi, por bëhet pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve”, tha Mexhiti.

