Ajo që po ndodh me ujin e pijshëm në Debresht është skandaloze. Tregon gjendjen kaotike në të cilën është lënë Komuna e Gostivarit. Është pasojë e një keqqeverisjeje të gjatë, e një komune të lënë në katrahurë, me borxhe, me probleme të grumbulluara e me mungesë serioze të përgjegjësisë.

Arben Taravari e udhëhoqi Gostivarin për vite të tëra dhe e la komunën në gjendje të rëndë. E zhyti në borxhe, e la me probleme infrastrukturore sepse nuk e kishte hallin e qytetarëve, por hallin e karrierës së tij politike.

Prandaj pyetja që shtrohet është pse nuk del Arben Taravari të marrë përgjegjësi për gjendjen që vetë e ka lënë pas? Pse e lë në zjarr kryetarin aktual të komunës, i cili ka vetëm katër muaj mandat?

VLEN solidarizohet me banorët e Debreshtit dhe e kupton plotësisht shqetësimin, revoltën dhe nevojën e tyre jetike. Prandaj pret nga institucionet lokale dhe ndërmarrjet publike që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë. Për qytetarët nuk ka rëndësi justifikimi, por rezultati. Zgjidhja e këtij problemi duhet të jetë prioritet absolut.

Ndryshe nga ata që e lanë komunën në borxhe dhe probleme, Qeverisja VLEN e ka mbështetur Gostivarin me mbi 50 projekte, duke dëshmuar se për këtë qytet nevojiten zgjidhje, e jo ikje nga përgjegjësia.

Dhe para se të kërkojë sërish vota, Arben Taravari u ka borxh përgjigje qytetarëve të Gostivarit, pse e la komunën në këtë gjendje?

sqShqip