Në kuadër të pjesëmarrjes në mbledhjen e Bordit Menaxhues të European Union Drugs Agency (EUDA) në Lisbonë, zhvillova një takim bilateral me Drejtoreshën Ekzekutive, Lorraine Nolan, njoftoi zv/kryeministri i parë, Bekim Sali.
“Gjatë takimit diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe EUDA-s, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e kapaciteteve institucionale në fushën e monitorimit, parandalimit dhe adresimit të sfidave që lidhen me drogat dhe varësitë.
Konfirmuam përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për përdorimin e politikave të bazuara në evidencë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe sigurisë së qytetarëve”, njoftoi Sali.

