Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 62 vjeçari nga Shkupi është arrestuar me dyshime se ka vrarë nënën e tij.
“Sot (16.10.2021) në ora 7:50, në rrugën “23 tetori”, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Aerodrom kanë privuar nga liria I.T (62) nga Shkupi për arsye se dyshohet se në ora 6:30 në shtëpinë e tij, me objekt të mprehtë ka vrarë nënën e tij V.T (84_ nga Shkupi e cila ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuakte.