Propaganda e BDI-së kundër ASH-AAA, si propaganda e Isës e Hashimit kundër Vetëvendosjes
Artan Avdiu
Një nga propagandat që i shfrytëzon BDI për tçi frikësuar shqiptarët e Maqedonisë nga ndryshimi është se opozita nuk ka kuadro të afta për të udhëhequr institucionet. është kjo propagandë e kopjuar nga Kosova. Atje PDK, LDK, AAK e partitë tjera, vazhdimisht mundoheshin ta bindin opinionin kosovar se qytetarët kanë simpati për Albin Kurtin, por Vetëvendosja nuk ka kuadro për të udhëhequr institucionet.
Mirëpo kosovarët e bënë ndryshimin dhe aspak nuk janë pishman. Opinioni dita ditës po binden se VV ka kuadro shumë më ët afta dhe më të vendosura, se kaudrot që kishin Hashim Thaçi e Isa Mustafa.
Tani janë pjekur të gjitha kushtet, që i njëjti ndryshim të ndodhë edhe në Maqedoninë e Veriut. Sepse edhe opinioni shqiptar këtu pati rast të shohë se kuadrot që kanë partitë opozitare, janë më të afta se ato që i ka BDI-ja. Arben Taravari sa ishte ministër i shëndetësisë u rangua bindhsëm si ministri më i mirë shqiptar. Poashtu edhe si kryetar i komunës së Gostivarit. Vlerësimet nuk munguan as për Albon Xhemailin e Isen Shabanin, në Bogovinë e Vrapçisht. Jo vlerësime dosido, por vlerësime nga USAIDI. Edhe Alternativa e dëshmoi veten si më së miri sa ishte pjesë e Qeverisë. Për Asaf Ademin e Hysni Ismailin nuk vinte as në shprehje dilema 20 ose për qind i mjeteve për kulturën shqiptare. Dilema ishte nëse do të ndahen 40 ose 45 për qind, diçka e paparamendueshme më herët, kur rralle tejkalohej 5 për qindshi. Veten e dëshmoi edhe tashmë i ndjeri Shaban Zendeli, i cili sa ishte drejtor i Hekurudhave nga radhët e Alternativës, punësoi shqiptarë sa nuk ishin punësuar gati 20 vite. Sukses që e vazhdoi edhe pasardhësi i tij Orhan Murtezani.
Të gjitha këto suksese konkrete, tregojnë se nuk janë të vërteta propagandat se opozita shqiptare në Maqedoni nuk ka kuadro.
Kjo është arsyeja pse ia vlen në këto zgjedhje të përkrahim kandidatët e opozitës për kryetarë komunash. BDI e ka pushtetin qendror, i ka ministrat, zëvendës ministrat, drejtorët. Nëse zgjedhim kryetarë komunash nga radhët e opozitës, atëherë do të fillojë një garë e vërtetë mes tyre, se cili të punojë më tepër. Nga kjo do të përfitojnë vetëm qytetarët, sese BDI tani ka edhe pushtetin qendror edhe shumicën e kryetarëv të komunave dhe ata funksionojnë si reth i mbyllur, pa pasur motiv për punë shtesë, sese nuk kanë garë mes veti.