May 16, 2024
Maqedoni

Mediumet kroate shkruajnë për zgjedhjet në Maqedoni: Po blehen vota me euro fals!

Mediumet e rajonit, duke përfshi edhe ato në Kroaci, po shkruajnë për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

Mediumet kroate rëndësi të veçantë i kanë kushtuar rastit ët kapjes së dy shtetasve të Kamerunit me mbi 900 mijë euro të falsifikuara.
“Janë zbbbuluar 900 mijë, por si duket miliona tjera të falsifikuara janë futur në vend dhe me to po blehen vota për zgjedhje. Qytetarët që pranojnë para mund të dënohen edhe për shitje votash, por edhe për para të falsifikuara që i kanë marë nga partitë blerëse”, shkruajnë disa mediume të atjeshme, tregojnë mërgimtarët tanë.

Mediumet kroate mes tjerash shkruajnë se në Maqedoninë e Veriut jo rrallë herë ndodhin incidente në zgjedhje, si dhe tentim për manipuim sipas sistemit të ashtuquajtur “treni bullgar”.