“Provimi i jurisprudencës”, Gashi: Do ketë zgjidhje kreative, nuk cenohet procedura gjyësore

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në bisedën “Samo vistina” (Vetëm intervistë) në Kanal 5 duke folur për Provimin e jurisprudencës tha se do ketë zgjidhje kreative, që do të plotësojë kërkesat e studentëve shqiptarë që kanë studiuar në gjuhën e tyre amtare.

Sipas Gashit, me provimin e jurisprudencës në shqip, nuk cenohet procedura gjyqësore.

“Është e drejtë dhe korrekte që një student qa ka studiuar ta japë provimin në gjuhën që e ka përfituar atë dije. Mendoj se do kemi zgjidhje kreative që do të plotësojë kërkesat e studentëve shqiptarë që kanë studiuar në gjuhën amtare dhe të jemi korrekt me cilësinë e procedurave gjyqësore që pësojnë jo vetëm shkaku i gjuhës, por edhe nga çështje tjera”, ka thënë Gashi.

Si shtet, shtoi ai, duhet të orientohemi drejt njohjes së gjuhëve që i flasim në vend.

“Çdo qeveri, jo vetëm kjo, duhet bashkërisht të angazhohemi për kohezivitet në shoqëri dhe kjo bëhet nëse njohim gjuhën e njëri- tjetrit dhe jo të krijojmë anomizitet”, ka thënë kryeparlamentari Gashi.

Gashi: Jam për Lista të hapura zgjedhore, por kjo varet nga shumë faktorë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në bisedën “Samo vistina” (Vetëm intervistë) në Kanal 5 ka thënë se angazhohet për Lista të hapura, është më mirë ndoshta të shkohet drejt atij modeli, por nuk mendon se kjo do të ndryshonte në mënyrë drastike kulturën politike në shtet.

“Kemi shumë shtete ku ky model po praktikohet, jo që po jep kushedi çfarë rezultati, por mendoj se nuk është vetëm Modeli zgjedhor, kjo varet nga shumë faktorë dhe ato duhet të harmonizohen në drejtim të kulturës politike dhe kulturës së përgjithshëm në vend”, ka thënë kryeparlamentari Gashi.

Ai shprehet se si kryetar i Kuvendit do të angazhohet që të ngre dinjitetin e Kuvendit dhe funksionit të deputetit.

“Sepse mendoj se në këtë mënyrë mund të ndihmojmë shtetin, ngritjen e kapaciteteve institucionale të shtetit. Nuk them që nuk duhet të na kritikojnë qytetarët, jemi të hapur angazhohemi për transparencë maksimale”, tha ai, duke shtuar se shumë shpesh qytetarët punët pozitive që i bën Kuvendi nuk i shohin.

sqShqip