Kim Mehmeti: Nëse do isha banor i komunës së Çairit, pa dyshim se do e votoja Bekim Saliun
“Nëse do isha banor i komunës së Çairit, pa dyshim se do e votoja Bekim Saliun dhe me të si kryekomunar, do ndjehesha mirë i përfaqësuar. Me aq sa e njoh, ai ecë udhës së Kombit, të Robit dhe të Zotit!
Ne kemi nevojë për funksionarë profesionalisht të realizuar, që nuk e kuptojnë politikën si biznes ku s’duhet të investosh asgjë përpos pafytyrësisë e papërgjegjësisë, e ku i merr të gjitha dhe shpejtë pasurohesh.
Andaj mos harroni: i zgjedhuri ynë nuk e shpërfaq vetëm fytyrën e vetë, por edhe atë tonën”, shkruan shkrimtari i mirënjohur, Kim Mehmeti.