Kuvendi sonte me 62 vota kundër, 21 “për” dhe asnjë tëpërmbajtur, e hodhi poshtë interpelancën për punën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Interpelancën e parashtruan deputetët e LSDM-së dhe Koalicionit për të ardhme evropiane për shkak të, siç cekën, rezultateve katastrofike, subvencioneve të ulura, premtimeve të paplotësuara, rënies së çmimeve blerëse, bllokimit të mjeteve evropiane, skandaleve korruptuese dhe pakënaqësisë së madhe tek bujqit. Me interpelancë kërkohej përgjegjësi politike dhe dorëheqje e Tripunovskit.

Shumica në pushtet intepelancën e cilësoi si të pabazë dhe jopërmbajtësore, por edhe si manovër politike për defokuism të opinionit nga përgjegjësia e vërtetë për “shkatërrimin, borxhet dhe devastimin që i la në bujqësi pushteti i kaluar i LSDM-së, i kryesuar nga ish-ministri Ljupço Nikollovski”. Ttripounovski, thanë deputetët nga VMRO-DPMNE, tregoi se si punohet me përgjegjësi, në mënyrë ekonomike dhe me transparencë, ndërsa MBPEU e kryesuar nga ai, për kohë rekorde tregoi rezultate konkrete, matësse dhe të dukshme.

“Të gjitha akuzat që po i hidhni si pendla në opinion, nuk janë mbështetur me argumente. Besimin që e kemi marrë do ta justifikojmë dhe koha do të tregojë se çfarë politikash ndjek VMRO-DPMNE-ja dhe çfarë politikash ndiqte LSDM-ja. Mos paraqisni vetëm banalitete politike se diçka është katastrofike. Oborri ishte shumë i ndyrë dhe i mbingarkuar me borxhe – ne trashëguam një situatë të tillë nga shtatë vitet tuaja në pushtet. Nëse do të kishit të paktën pak virtyt për të punuar në një familje dhe ekonomikisht, situata do të ishte shumë ndryshe sot”, i porositi ministri Tripunovski deputetët e opozitës.

Ai theksoi se për punën e përkushtuar flasin treguesit ekonomikë dhe numrat, ndërkaq foli edhe për korrupsionin, duke përmendur se ligjet duhet të vlejnë njejtë për të gjithë.

Ministri tha edhe se në dy vitet e kaluara vazhdimisht mban takime me bujqit. Nga foltorja e Kuvendit, ai porositi se mbetet partneri i tyre.

Deputeti i LSDM-së dhe ish-ministër i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski potencoi se Tripunovski do të mbahet mend si ministri më i paaftë i Bujqësisë në histori.

Për interpelancën në seancën e sotme të 104-t plenare për fjalë u paraqitën 32 deputetë

sqShqip