Dje rreth orës 18:40, në Stacionin Policor në Gostivar është raportuar një rast i helmimit të një fëmije pesëvjeçar.

Sipas njoftimit, të policisë atje, fëmija nga fshati Çegran i Gostivarit është dërguar fillimisht në Repartin e Pediatrisë, pasi dyshohet se ka pësuar helmim nga barna. Mësohet se i mituri ka rënë në kontakt me medikamente të lëna në një vend të arritshëm dhe i ka gëlltitur ato.

Pas marrjes së ndihmës së parë, fëmija është transportuar për trajtim dhe ekzaminime të mëtejshme në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është raportuar në polici dhe po trajtohet sipas procedurave përkatëse.

sqShqip