Një rast i rrallë që dikur kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Zvicër, sot shënon një kapitull të ri gëzimi dhe krenarie familjare.
Pesënjakët nga Kërçova – Sulejmani, Ardiani, Suela, Leonisa dhe Bleona – kanë festuar 19-vjetorin e lindjes së tyre në një atmosferë të ngrohtë familjare në Zvicër.

Tashmë të rritur, ata vazhdojnë jetën e tyre të rrethuar me dashurinë dhe përkrahjen e familjes, duke ndërtuar të ardhmen e tyre me përkushtim dhe shpresë. Me këtë rast, familjarët dhe të afërmit u uruan shëndet të plotë, suksese dhe një jetë të gjatë e të lumtur.

Historia e tyre mbetet një ngjarje e veçantë që në lindje kishte bërë bujë në mediat zvicerane.

sqShqip