Gara me makina i mori jetën vajzës shqiptare në Kanada
Beqir SINA – New York
MONTREAL CA : Një vajzë 15 vjeçare, shqiptare me banim në Candiac në afërsi të Montreal (Canada), mbeti e vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor, që ka ndodhur të Shtunën, kur makina e saj u përplas nga një automjet tjetër në Autostradën 40.
Simbas shtypit vendas thuhet se 15 vjeçare shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në Candiac – Montreal(Canada) teksa ajo është përpjekur ti vijë në ndihmë një shoferi të aksidentuar, në një garë ilegale me makina.
Sipas gazetës, Globe News, Veronika Gashi së bashku me një shoqen e saj po shkonin të ndiqnin një garë me makina të modifikuara, teksa kanë parë të përplasen dy automjete, ato në tentativë për ti ardhur në ndihmë, bëri që makina e vajzave është përplasur nga një automjet tjetër që po garonte.
Ndërkohë, sipas medias locale thuhet se policia është ende duke hetuar, aksidentin , që mund të ketë shkaktuar vdekjen e 15 vjeçares, porse gjithë çka i mbetet ende hetimeve, shkruan gazeta Global News.
Siç raporton gazetari i saj Dan Spector i Global, disa “deshmitar” për rreth ngjarjes, po drejtojnë gishtin drejt një grupi të rinjësh, entuziastë të drejtimit të autojeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, të jenë bërë shka i aksidentit.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 6.30 të pasdites, e Shtunë 20 Mars.
Përplasja, sipas policisë ndodhi në autostradën 40 në drejtim të lindjes pak pas orës 6:30 pasdite, të shtunën, shumë afër me rrugën Blv. Saint Charles.
“Kishim katër persona të dërguar në spital, dy prej tyre me dëmtime të mëdha dhe fatkeqësisht, një vajzë 15-vjeçare që vdiq nga plagët e saj,” shpjegoi zëdhënësi i ndihmës së shpejt “Sûreté du Québec” Stephane Tremblay.
Pesëmbëdhjetë vjeçarja Veronika Gashi u gjend e vdekur në aksident.
E përshkruar si një vajzë studioze, e cila nuk i pëlqente vërtet festat, Veronika, mund të ketë qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar “wrong time – wrong place”.
“ Shoqja e saj Charbel Saliba mendohet se arriti të nxirrte trupin e Veronikës nga automjeti pak para se të digjej”, tha mikja e ngushtë e familjes Gashi, Isabelle Collin.
“Ajo u largua kaq herët për të shkuar në punë të Shtunën në mëngjes saqë unë nuk pata kohë as të përshëndetem”, tregonte e motra e saj Laura Gashi, me fjalë të shkëputura nga tronditja e madhe.
“Unë dua që ajo të kujtohet si një person i bukur dhe i fortë që dinte të zinte vendin e saj,” shton shoqja e saj më e mirë që nga kopshti, Raphaëlle Grimard, 15 vjeç.
“Ajo ishte dikush që e donte shumë jetën e saj. Ajo ishte gjithmonë aty për mua dhe për miqtë e saj të tjerë, ”tha Raphaelle Grimard, e cila tha për Global News se kishte qenë shoqe me Gashin që në kopsht.
Sipas Grimard, Gashi ishte me një shok në një makinë, dhe kishte ndaluar për të ndihmuar disa shoferë të tjerë, të dëmtuar nga aksidenti.
Ky ishte momenti kur dy vetura të tjera u përplasën ndërsa ato po garonin me shpejtësi në autostradë, dhe njëra prej tyre u përplas me forcë në veturën në të cilën Gashi ishte duke ndenjur në sedile, tregojë Grimard.
Ajo tha se shoku i Gashit, i kishte thënë asaj të qëndronte në makinë ndërsa ai u përpoq të ndihmonte automobilistët e tjerë.
Grimard tha se Gashi dhe shoferi i makinës në të cilën ajo ishte në të nuk kishin asnjë lidhje me garat në rrugë, dhe shpesh ata vozisnin nëpër qytet ndërsa kalonin kohë së bashku mbasi punon edhe në të njëjtin vend.
Policia e Montrealit tha se kishte informacione për një grumbullim të makinave të modifikuara në Fairview Pointe-Claire të Shtunën pasdite, disa orë para përplasjes.
Ndërsa asgjë nuk është provuar, disa anëtarë të komunitetit të pasionuarve pas makinave të modifikuara në Montreal, po fajësojnë një grup të veçantë entuziastësh të adrenalinës të quajtur “1125 Riderz”, për përplasjen vdekjeprurëse.
“Të gjithë e dinë që janë ata”, tha Pierre-Luc Tailleur, një 28-vjeçar baba i dy fëmijëve që drejton një grup të makinave të quajtur “Authentic Society”.
Pierre-Luc Tailleur, thotë për Globe, se “Unë vetë kam dy fëmijë dhe përpiqem t’u tregoj se çfarë është motorsporti. Kur shohim gjëra të tilla, kam frikë edhe për sigurinë e fëmijës tim, ”shtoi ai, duke shpjeguar se ai shpesh do të largohet nga takimet e makinave kur grupi të shfaqet. “Ka një kohë dhe një vend për ta bërë, ata do të dalin në fundjavë, në orën pesë të pasdites. Ka njerëz kudo, ka familje, ka fëmijë. ”