Kosovë

Albini kthehet edhe më i fort, u votua qeveria Kurti

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme, ka votuar Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës, raporton Zeri.info.

Me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim është zgjedhur qeveria “Kurti”.

ë pranishëm ishin 107 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Pas fjalës së shefave të grupeve parlamentare e disa deputetëve të opozitës është votuar Qeveria.
Kurti do ta synojë tranzicionin e premtuar delikat, pas shumë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”, tha Kurti më 26 mars 2020, pasi një natë më herët, LDK-ja me të cilën po qeveriste dhe partitë opozitare, e rrëzuan Qeverinë që ai po e udhëhiqte.