Kandidati i Besës prezanton investimet që planifikon për fshatin Përshefcë dhe Gllogjë (video)
Kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Tearcës, Daut Memishi nëpërmjet videos ka prezantuar investimet që planifikon ti realizojë në fshatin Përshefcë dhe Gllogjë të Komunës së Tearcës, informon portali “tetova1”.
Sipas Memishit në Gllogjë do të pastrohen deponitë e egra, do të mirëmbahet stadiumi i fshatit Gllogjë, do të ndërtohet stacion të filtrimit të ujit të pijshëm, si dhe do të bëhet asfaltimi i rrugës në gjatsi prej 700m që lidhet me rrugën kryesore magjistrale.
Kurse në fshatin Përshefcë, Daut Memishi premton se do të inicoj inspektim të punës së
hidrocentraleve, do të themelojmë komision i cili do të shqyrtoj obligimet e hidrocentraleve ndaj qyetetarëve të vendbanimeve, do të vlersohen dëmet e shkaktuara nga
hidrocentralet si dhe riparimi i tyre.
Poashtu memishi premton se so të rregullojë dy rrugët tek “muhalla e rekës” dhe tek “lagjja e re”, si dhe do të ndërtojmë këndin për fëmijë në fshatin Përshefcë.