Më 30 maj 2026, rreth orës 21:30, në SPB Shkup, T.R. (19) nga Shkupi ka raportuar se në zonën e Bit Pazarit ka ndodhur një sulm fizik ku janë lënduar disa persona.

Sipas denoncimit, ai, babai dhe vëllai i tij, së bashku me edhe shtatë persona të tjerë nga një klub i arteve marciale, janë sulmuar nga J.R., B.E. nga një klub tjetër i arteve marciale dhe disa persona të tjerë.

Gjatë përleshjes, transmeton Lideri.mk, që i ka ngjarë filmave të Brus Lisë ku pjesëtarë shkollave të ndryshme të karatesë përplasen mes vete , janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta, si dhe objekte qelqi, me ç’rast disa persona kanë pësuar lëndime.

Nga shërbimet kompetente njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit

sqShqip