Lideri i BDI-së AliAhmetzi mbrëmjen e sotme ka qëndruar në Dibër për të marrë pjesë në hapjen e shtabit komunaë zgjedhor të AKI-së.
Ahmeti ashtu si në Likovë edhe në Dibër përsëriti qëndrimin se këto zgjedhje paraqesin plebisht historik. Sipas Ahemtit Shqiptarët vetë vendosin për fatin e tyre’.
”Sonte në Dibër, në hapjen madhështore të shtabit komunal, pamë një mobilizim që i tejkalon kufijtë e një qyteti. Dibra dhe i gjithë vendi janë në këmbë, të bashkuar në plebishitin historik: shqiptarët vetë vendosin për përfaqësuesit e tyre!
Askush nuk ka të drejtë të vendosë në emër të popullit, pa popullin. Forca jonë është uniteti ynë. Të gjithë bashkë, të rinj e të moshuar, burra e gra, me një zemër dhe me një zë: ne vendosim vetë për përfaqësuesit tanë”, ka rhkuar Ahmeti në Facebook.
