Taravari: Qytetarët do të kenë të ardhme në Gostivar, e jo në mërgim
Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe për këtë si Telegrafi Maqedoni kemi vendosur të bisedojmë me Arben Taravarin, kandidatin e Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës për shqiptarët për Komunën e Gostivarit, për të cilin kemi folur rreth prejardhjes së tij dhe planet e tij, nëse zgjidhet kryetar komune.
Kush është Arben Taravari, pas mandatit të parë?
Abraham Lincoln, një nga presidentët më unik të historisë botërore presidenciale ka thënë se Nëse do të testosh karakterin e dikujt jepi pushtet. Unë pas mandatit të parë e kalova me sukses këtë provë, duke mbetur i njëjti Arben, një familjar fatlum dhe një neurolog i apasionuar si ditën e parë.
Sfida më e madhe personale e Arbenit dhe si e ka zgjidhur atë?
Është personale shumë por ta ndajë për të gjithë ata që ndoshta janë tash në rrethanat e mia të dikurshme. Shoqja ime u diagnostikua me një sëmundje që i kërcënonte jetën, ishte momenti im më i vështirë, por me optimizëm, miq të mirë dhe besim në Zot, fatmirësisht ia dolëm!
Cili është premtimi që do t’ja bënte fëmijëve të tij Arbenit për të rregulluar në Gostivar?
Një bibliotekë moderne, me kushte evropiane.
Çka ju premton Arbeni të rinjëve?
Bashkëpunim, një qytet që do mund ta ndërtojnë edhe ata, e sidomos kushte për të ëndërruar të ardhmen e tyre në Gostivar e jo në mërgim.
Cili do të jetë premtimi i parë që do ta përmbush Arbeni pasi ta merr postin?
Një lojë shahu me djalin tim Arbin. Ky është një ritual i yni që unë e kam ndërprerë për shkak të angazhimeve të fushatës. Mezi pres t’i kthehen orës së shahut të së Dielës me Arbin tim të dashur!