Gashi: Kuadrot profesionale të koalicionit do ta sjellin ndryshimin tek shqiptarët
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mbrëmë ka realizuar takim me banorët e Reçicës së Madhe dhe Vrapçishtes. Gjatë këtyre takimeve u fol mbi rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit, ku veçmas u theksua që shqiptarët tash e kanë momentin e fundit, që ta sjellin ndryshimin e shumëpritur. Gashi në fjalën e tij para banorëve të Reçicës së Madhe
tha:”Fitorja e Vullnet Murselit në Tetovë, nuk është e rëndësishme vetëm për qytetin e Tetovës, por është e patjetërsueshme për procesin e ndryshimit nëpër vendbanimet tjera shqiptare”.
Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve Gathi vazhdoi duke shtuar,”Jam i bindur se më 17 tetor duke rrethuar numrin 6 do të fillohet procesi i ndryshimeve të mëdha”.
Gjatë tubimit në Vrapçisht të Gostivarit, kryetari Gashi kërkoi edhe njëherë përkrahje për kryetarin aktual të komunës, Isen Shabani, duke thënë:”Koalicioni Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, me politik të pastër para qytetarëve ofron kuadro profesionale, kombëtare dhe morale, vlera të nevojshme këto për të sjellur ndryshimin e nevojshëm tek komunat shqiptare në vend”, përfundoi Gashi.