Mickoski për provimin e jurisprudencës: Ligji s’e ndalon shqipen, ju s’e rregulluat!
Gjatë seancës për pyetje deputetësh, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se askund në ligj nuk përcaktohet se provimi i jurisprudencës duhet të zhvillohet vetëm në një gjuhë, duke theksuar se kjo çështje rregullohet me akt nga ministri kompetent.
Duke iu përgjigjur deputetit Skender Rexhepi, Mickoski pyeti opozitën shqiptare pse gjatë viteve sa kanë pasur ministra të Drejtësisë nuk e kanë zgjidhur këtë çështje.
“Nëse e lexoni ligjin, do ta shihni se nuk është e përcaktuar me ligj në cilën gjuhë zhvillohet provimi, por këtë e rregullon ministri. Sa ministra të Drejtësisë ka pasur koalicioni që ju e mbështesni dhe pse nuk e rregulluan këtë çështje?”, deklaroi Mickoski.
Ai akuzoi opozitën për hipokrizi politike dhe përpjekje për të krijuar tensione ndëretnike për përfitime politike.
“Kur jeni në opozitë bëheni patriotë të AliExpress-it, ndërsa në pushtet promovoni agjenda të tjera”, tha kryeministri.

sqShqip