Maqedoni

Masakër ekologjike në Dibër, banorët fajësojnë komunën (Foto)

Dibra sot në mëngjes është zgjuar me pamje të një masakre të vërtetë ekologjike, pas prerjes së drunjve në qendër të qytetit. Banorët dhe mediumet lokale akuzojnë kryetarin e komunës Hekuran Duka për këtë “masakër”.

“Krimi më i madh ekologjik në qytetin e Dibrës mban vulën e partisë që ka sloganin “zgjidh jetë voto, blertë”.

Qendra e Dibrës ishte më e bukur dikur. Foto të bëra nga DibraIme me 23 Nëntor, 2014”, shkruan dibraime.com.

Nga komuna e Dibrës deri tani nuk ka ndonjë sqarim zyrtar se pse janë prerë drunjët në qendër të qytetit, pr revolt ate banorët është evidente.