Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përcjellë një mesazh të fortë me rastin e Kurban Bajramit, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe situatës në Gaza.
Në deklaratën e tij, Erdogan ka sulmuar ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e cilësuar atë si “tiran” dhe duke theksuar se ai do të përballet me pasojat e veprimeve të tij.
“Tirani Netanyahu do të marrë mësimin e nevojshëm nga myslimanët, me vullnetin e Zotit”, u shpreh presidenti turk.
Deklarata e Erdoganit vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme në rajon, ndërsa ai ka qenë ndër zërat më kritikë ndaj politikave të Izraelit në Gaza.

