Ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesić, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Partia e Lirisë, Tedi Blushi, ku shpreh solidaritetin e tij me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Правете го ова секоја ноќ: неверојатни резултати кај дијабетес
Diabetes
Në letrën e tij, Mesiç shprehet se ka mësuar “me trishtim” për atë që ai e cilëson si shkelje të të drejtave themelore të njeriut ndaj Metës gjatë procesit gjyqësor, si edhe për trajtimin çnjerëzor në paraburgim.
“I jam thellësisht i trishtuar që të drejtat civile të z. Meta janë të kërcënuara”, thuhet në reagimin e ish-presidentit kroat.
Mesiç i bën thirrje institucioneve shtetërore shqiptare që të mbrojnë të drejtat themelore të Ilir Metës, ndërsa kërkon edhe reagimin e organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave civile.
“Kërkoj nga të gjitha organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave civile, të reagojnë pozitivisht”, shprehet ai në letër, duke shtuar se mbetet në pritje të një reagimi nga institucionet përkatëse.
© SYRI.net

