MaqedoniZgjedhje Lokale 2021

Apaseiv pret që partia e tij të fitojë mbi 60 këshilltarë në këto zgjedhje lokale

Kryetari i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev në Kavadar sot tha se presin mbi 60 këshilltarë në këto zgjedhje lokale, ndërsa në Kavadar rreth 2-3 këëshilltarë.

Sipas tij, pikërisht me këto këshilltarë prishet matematika e dy partive më të mëdha politike.

Ai tha se partinë e tij e mbështesin kryesisht rinistë, ndërsa fushata nuk është korrekte për shkak se 90% e kulaçit e marrin vetëm 4 parti politike.

“Në rrjete sociale dominon fushata jonë dhe kemi shikueshmëri më të madhe se të tjerët”, tha Apasiev.