Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë sipas shkallës Rihter, për të cilin institutet ndërkombëtare fillimisht njoftuan se është 4.1 shkallë, është regjistruar pasditen e sotme në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 21 kilometra në lindje të qendrës së Shkupit dhe 15 kilometra në lindje të Kisella Vodës. Thellësia e tërmetit ka qenë 5 kilometra.

sqShqip