Taravari me një shkrim i mposhtë gjitha lajmet e rreme dhe shpifjet kundër tij (Video)
Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari u ka shpallë luftë lajmeve të rreme. Ai ka publikuar një video konkrete që dëshmon shpifjet e pabaza që po i bëhen nga disa mediume, e që paraqesin vepër penale. Taravari shprehet i bindur se ato mediume nxite nga “Aliu e Artoni”, që në një anë thonë i kemi vëllezër shqiptarët, e në anën tjetër nxisin shpifje, transmeton Zhurnal.mk.
“Fushata e Ekipit tim ka qënë gjithnjë dedikuar Njerëzëve të Gostivarit! Kurrë nuk e kam parë të udhës t’i përgjigjem sulmeve të ulta politike, kam heshtur duke gëlltitur shumë dhe duke sfiduar durimin tim. Por!!!
Shërbimet e të shkretit kandidat, të së shkretës BDI, kanë rënë aq poshtë sa haptazi kanë kryer vepër penale!
Ata kanë marrë këtë pjesë të intervistës time, duke e shitur kështu!
Tashmë le të gjejnë një avokat të mirë e ta lënë fare fushatën se humbjen e kanë të sigurtë aq sa të sigurtë kanë padinë penale!
Ah more vlla Ali (Arton), i more më qafë ata pak të shkretë që i bleve…”, ka shkruar Taravari.