Ejup Berisha
Hec e bjerju në fije disa shqiptarëve jo vetëm këtu te ne por edhe në vendet e tjera të rajonit. Këta sa mbyll e hap sytë u ngjesin etiketa njerëzve të tjerë. Fjalën e kamë për etiketa shumë të rënda dhe ofenduese e jo për ato pak më të lehta. Dhe çfar është më e çuditshme të njejtët këtë veprim e bëjnë pa menduar, pa analizuar dhe pa logjikuar mirë, drejtë dhe mjaftueshëm. Kështu pa kaluar shumë kohë ata e marrin guximin dhe vetautorizohen për ti etiketuar njerëzit e tjerë. A ka etiketë më të rëndë dhe më të shëmtuar se ti thuash ndokuj spijun apo dhe tradhëtarë? Jo nuk ka. Dhe për ta
nuk është me rëndësi se njeriu që etiketohet a është i ndershëm apo dhe patriot por me rëndësi është se ata si etiketues kanë shprehur dëshirë dhe kanë vendosur të etiketojnë dikend. Pastaj nuk është e rëndësishme se etiketuesi a e njeh mirë dhe gjatë kohë të etiketuarin por ky për ate ai tani e tutje do të jetë tradhëtar apo dhe spijun dhe pikë pavrsishtë se faktet mund ta dëshmojnë të kundërtën. Vlenë të thuhet se kjo praktika e etiketimeve të shpejta të dikuj nga dikush
pa bazë dhe pa vend është e pajustifikueshme dhe e papranueshme. Pse disa njerëz u ngjesin etiketa të tjerëve? Do të thoja se në të shumtën e rasteve kjo bëhet për inat bile edhe për çejf të etiketuesit. Mjafton vetëmse mos ti shkojnë për shtati dikuj dhe ky i fundit me procedurë të përshpejtuar do ta etiketoj dikend keq dhe rëndë. Për këtë arsye dua të theksoj se ngjitja e etiketave nuk është e ndaluar dhe e shëmtuar vetëm nëse në saje të sjelljeve dhe veprimeve reale dhe konkrete dikush spijunon e tradhëton konkretisht e realisht. Pra me këtë rast etiketimi bëhet me bazë, me fakte reale dhe me dëshmi konkrete pra është në rregull etiketimi.Por ky duhet ndaluar rreptësisntë nëse etiketuesi etiketon me tendencë apo kot vetëmse për ta etiketuar dikend pa vend. Prandaj gjeni dhe prezentoni spijunët dhe tradhëtarët e realtë dhe të vërtetë të kombit por mos i etiketoni njerëzit kot dhe palidhje pra mos e bëni këtë gjë me njerëzit e ndershëm dhe patriotët e vërtetë dhe të denjë sepse ky veprim është i dëmshëm dhe i shëmtuar jo vetëmse për njerëzit që etiketohen pa vend dhe pa të drejtë por edhe për kombin në përgjithësi sepse krijohet revoltë dhe amulli e kotë gjë që është e panevojshme. Dhe për fund do ta marrë guximin të themë se jo që sot njerëzit këtu te ne nuk po merren me tradhëti dhe spijunazh por se me këto veprime kohëve të fundit po etiketohen pa fakte e pa argumente reale.

