Bekim Sali: Po zgjidhim përfundimisht çështjen e provimit të jurisprudencës

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, në një pres konferencë për media i pyetur për provimin e jurisprudencës, tha se ata e kanë përkrahur këtë iniciativë dhe kontaktet e para me studentët i kanë patur tre muaj më parë ku janë zotuar për gjetjen e zgjidhjes për këtë çështje.

Ai tha se nuk e kanë arsyetuar rrugën se si duan ta arrijnë qëllimin, ngase bëhet fjalë për çështje që zgjidhet në mënyrë institucionale.

Sali tha se janë në fazën e fundit të konsultimeve me ekspertë dhe se shumë shpejtë deri në marrjen e vendimit final.

“Që nga momenti i parë ka patur vullnet të mirë politik që të zgjidhet ky problem i cili për fat të keq në periudhën e kaluar duke patur parasysh edhe udhëheqësit e më parë që kanë patur ingerenca dhe mundësi politike për ta zgjidhur këtë problem ka mbet si temë e hapur dhe ne tani po e zgjidhim”, tha Sali.

Ai tha se nuk do të jetë vetëm jurisprudenca por do të zgjidhen edhe shumë tema tjera që do të zgjidhen njëherë e përgjithmonë.

Bekim Sali: Opozita për 20 vjet nuk e zgjidhi përfaqësimin e drejtë, ne propozuam ligj konkret

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, deklaroi se Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat tashmë është miratuar nga Qeveria si propozim-ligj dhe është proceduar në Kuvendin e RMV-së.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me qëndrimin e partive opozitare që kanë paralajmëruar bllokim të ligjit me mekanizmin e Badenterit, Sali tha se mënyra se si do të veprojë opozita mbetet vendim i tyre politik.

Ai theksoi se qeveria ka ofruar një propozim që, sipas tij, është në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit, ndonëse ky ligj është dashur të miratohej që në katër vitet e para pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Me një vonesë prej 20 vitesh, ne propozojmë një ligj konkret që besojmë se është më i përshtatshëm për rrethanat aktuale dhe që do t’i mbrojë interesat etnike të shqiptarëve dhe të etniteteve tjera, pasi nuk është i fokusuar vetëm në një etni”, deklaroi Sali.

Ai shtoi se tani mbetet obligim i deputetëve të propozojnë amendamente dhe të hapet debat publik për avancimin e mëtejmë të ligjit.

sqShqip