Të djeshmit dështuan, neve nuk ka nevojiten dy dekada për të zgjidhur problemin e gjuhës!

Shkruan: Muhamed Murtezi, Kryetar i Këshillit Komunal – Çair

Studentët janë në të drejtë, rreth kësaj besoj nuk ka asnjë kundërshti, nga askush.
Ata përreth tyre dallojnë.
TË DJESHMIT, të cilët i lanë në këtë gjendje e tani po mundohen të ringriten në kurriz të tyre.
TË SOTMIT, të cilët doemos duhet të gjejnë zgjidhje për problemet dhe kërkesat që ata kanë.
E qartë, të parët nuk do të heqin dorë kollaj nga zhurma që u ka mbetur si fije kashte për t’u kapur, por as të dytët nuk guxojnë të ndalen në përmbushjen e detyrimeve që kanë marrë përsipër.
E meqë fati i jetës më vendosi në anën e këtyre që sot po vendosin për gjërat dhe proceset, besoj fuqishëm se në këtë rrugëtim E SOTMJA do të jetë më e mirë dhe më e suksesshme se E DJESHMJA, pavarësisht shpifjeve e kurtheve, në njërën anë, pa marrë parasysh sfidat e pengesat, në anën tjetër. Dhe sigurisht për ta arritur këtë nuk do të nevojiten dy dekada të plota, sikur deri më tani!

sqShqip