Mbledhja VI-të e Këshillit të përgjithshëm të Forumit të grave të Vetëvendosjes në Prishtinë, ka tubuar edhe Forumet e grave të rajonit, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësuese të VLEN-it.

Me pjesëmarrje të madhe dhe me shumë entuziazëm, delegatet dhe gratë mysafire ritheksuan vullnetin për angazhim, organizim e mobilizim në shërbim të qytetarëve dhe të kauzës sonë të përbashkët.

Gatishmëria për përkrahje të vazhdueshme ndaj vajzave dhe grave, me synimin për ta vazhduar rrugën e progresit, drejtësisë sociale dhe fuqizimit të grave në shoqëri, ka qenë një nga thekset kryesore të fjalës së kryetares së GVV-së, ushtruese e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Fokusi është vënë edhe në rëndësinë e solidaritetit gjinor mes grave që organizohen, garojnë dhe përfaqësojnë qytetarët në jetën publike dhe politike.

Kryeministri Albin Kurti i pranishëm në aktivitet, ka cekur faktin që pas 35 vitesh në qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka zëdhënëse shqiptare, siç është Venera Latifi Azizi, e cila ka qenë e shoqëruar nga deputetja e VLEN, Merita Koxhaxhiku dhe Naime Islami, drejtoreshë e Qendrës për Arsimin e të Rriturve.

Atmosfera e mbledhjes u karakterizua nga energjia, bashkëpunimi dhe bindja se organizimi i grave dhe vajzave mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të angazhimit politik e shoqëror përpara zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë.

sqShqip