Kolumna

Prej burgut të Idrizovës fillon manipulimi i regjistrimit

A FILLUAN MANIPULIMET E REGJISTRIMIT TË POPULLSISË?

Skender Rexhepi Zejd
Siç duket nga burgu i “Idrizovês” pushteti ka filluar me manipulimet e procesit të regjistrimit:
Sipas informacioneve nga disa të burgosur shqiptar në këtë burg, Enti për Statistika sot ka dërguar dy regjistrues, të dytë me përktësi etnike maqedonase të cilët kanë bërë regjistrimin e të burgosurve duke plotësuar të dhënat vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa për ata të burgosur që nuk e kanë njohur mirë gj. maqedonase, si përkthyes kanë shërbyer të burgosurit tjerë shqiptarë.
Nëse kësaj i shtohet edhe fakti që regjistrimin e kanë bërë me laptop, ndërsa të pyeturit nuk kanë pasur qasje vizuele te plotësimi i të dhënave, atëherë gjithë ky proces me plot të drejtë ka ngjallur dyshim te të burgosurit shqiptar se të dhënat e tyre ka gjasa të jenë manipuluar nga regjistruesit maqedonas.
Në bazë të këtyre informacioneve nuk ka dyshim që kjo bie ndesh me ligjin për regjistrim dhe metodologjinë e punës së saj, pasiqë nuk është e lejueshme që në institucionin e burgut, ku numri i të burgosurve me përkatësi etnike shqiptare përbënë mbi 70% nga numri i përgjithshëm i të burgosurve, regjistruesit të jenë vetëm maqedonas dhe të mos ketë regjistrues shqiptar.

E gjithë kjo e dëshmon qëndrimin tonë se Enti për Statistika është ent puro maqedonas dhe se ky institucion antishqiptar ka shumë metoda për manipulimin e procesit të regjistrimit ndërsa zëvendësi shqiptar dhe të korruptuarit e BDI-së janë kalamaj që nuk kanë fuqi ta parandalojnë këtë krim.
STOP MANIPULIMIT TË REGJISTRIMIT…