Agjencia për Rini dhe Sport vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve, vetëm një sportist shqiptar ka arritur të fitojë vauçer
Se në Agjencinë për Rini dhe Sport ekziston diskriminim ndaj shqiptare kjo është evidentet një kohë të gjatë.
Në Agjencinë për Rini dhe Sport nuk mund ta gjejshë as edhe një shkronjë në gjuhën shqipe, edhe pse zv/drejtori i agjencisë, Avni Rustemi, kuadër i BDI-së, ka një kohë të gjatë që e premton se do ta rregulloj faqen edhe në gjuhën shqipe. Nëse sot klikoni në këtë faqen mund të shihet se premtimi i tij nuk është realizuar.
Një diskriminim tjetër që është vërejtur ka të bëj edhe me ndarjen e vauçerëve për sportistë së suksesshëm.
Sipas të dhënave të cilat i kemi siguruar, është vetëm Drita Islami, ajo e cila ka arritur të siguroj vauçer nga kjo agjenci. Në mesin e qindra sportistëve të suksesshëm shqiptarë, përpos Dritës, nga agjencia nuk e kanë parë të udhës t’i shpërblejnë me vauçer. Nga ana tjetër nëse shikohet lista, është përplot e stërmbushur me sportistë maqedonas që kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të vauçerëve.