Edhe dy ditë afat, janë regjistruar mbi 1.6 milionë qytetarë
Deri ditën e djeshme (27 shtator) në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.619.857 persona, 503.491 ekonomi familjare dhe 711.695 banesa.
Enti Shtetëror për Statistika informon se mundësinë për vetregjistrim, e kanë shfrytëzuar 198.589 qytetarë që jetojnë jashtë vendit.
Sot është dita e 24 e regjistrimit, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe dy ditë.
Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre përkatëse, të cilat i ka hapur ESHS.
Regjistrimi i popullsisë, zyrtarisht nisi më 5 shtator, ndërsa do të përfundojë më 30 shtator.