Dy djem, dyshohet se u filmuan duke vjedhur spontanisht një biçikletë përpara një klubi fitnesi në lagjen Aerodrom të Shkupit.
Sipas komenteve në rrjetet sociale, por edhe në bazë të veshjeve që mbajnë, vërehet se dy djemtë janë nga familje relativisht të pasura nga Shkupi, transmeton Lideri.mk.
Pamjet filmike u postuan nga një qytetar në një grup në Facebook dhe u morën nga mediat./Lideri

