Sadi Bexheti: I kam hyrë garës për ti dhënë jetë Tetovës, ky është plani dhe oferta ime
“Sot qëndroj para jush me të vetmin qëllim që ti japim jetë Tetovës, sepse jam i saj, kam lindur dhe jam rritur në Tetovë, e di cdo rrugicë e lagje se me cka ballafaqohet dhe kam zgjidhet e duhura për të dal nga ky kaos. Duke evituar karrierën time profesionale akademike kam zgjedhur këtë rrugë, dua që të realizoj synimin që Tetova duhet të jetë aty ku e ka vendin meritor, duke mos u larguar njerëzit tanë”, theksoi kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti në tubimin për promovimin e kandidatëve për kryetarë komunash të PDSH-së.
Ai bëri të ditur se fushata e tij si kandidat do të fokusohet tek problemet që ballafaqohet Tetova dhe që ka rënduar tepër jetën e qytetarëve.
“Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të jetë problem kryesor, ne do të bëjmë rikonstruimin e plotë të rrjetë, që është vjetërsuar dhe të sigurojmë furnizim të pandalshëm të ujit. Zgjidhjen e problemit me mbeturinat dhe sigurimin e ambientit të pastër për jetë. Zhvillimi urban të qytetit, sepse kaosi për cdo ditë shkakton kokëcarje dhe ne sigurojmë planifikim të ri duke i dhënë përparësi korsive në hyjre të qytetit, ndërtimin e parkingjeve dhe rrugët lokale.
Ndërtimi i strehës për qenët endacak që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Gasifikimin e qytetit si projekt gjigant. Arsimi si shtyllë kryesore angazhohemi për decentralizim të plotë, duke respektuar vlerat dhe karrierën profesionale, ndërtimin dhe meremetimin e shkollave e [erdheve, duke dyfishuar këto të fundit. Përkujdese dhe zhvillim të bizneseve të mesme dhe të vogla.
Qendra për grumbullimin e produkteve bujqësore, përkujdesje për sigurimin e importit, si dhe hapjen e tregjeve të gjelbërta në disa lokacione”, theksoi Bexheti.
Ai tha se transparenca, llogaridhënia dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë kriteret bazë të punës së tij.(INA)