Anketa e fundit: Opozita shqiptare e mund bindshëm BDI-në
Instituti për hulumtimin e politikave dhe sundimit të mirë (IHPSM) në periudhën nga 15 deri me 20 shtator të vitit 2021 ka realizuar një anketë në formë telefonike për rejtingjet e partive politike, për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Shkupit dhe disa qyteteve më të mëdha në shtet, transmeton Almakos.
Hulumtimi i rejtingjeve të partive politike është realizuar me një masë prej 1100 të anketuarve. Gjatë zbatimit të këtij hulumtimi, gabimi margjinal është – + 2 %.
Sipas kësaj ankete, në pyetjen se për cilën parti politike do të votonit në zgjedhjet e ardhshme lokale, për BDI-në janë përgjigjur 6.1 %, për Lëvizjen Besa, 0.9 % ndërsa për Koalicionin Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët 7.7 %./Almakos/