Më 19 shtator 2025, rreth orës 21:00, një 77-vjeçar nga Kumanova denoncoi në SPB Shkup se kishte rënë pre e një mashtrimi telefonik.

Sipas kallëzimit, ai kishte marrë një telefonatë në linjën fikse nga një person që ishte prezantuar si oficer policie. “Ai më tha se mbesa ime kishte shkaktuar një aksident trafiku, ku kishte përplasur një fëmijë që kishte vdekur, ndërsa mbesa ishte e lënduar dhe ndodhej në spital në Shkup”, ka deklaruar 77-vjeçari.

Më tej, personi i kishte thënë se, nëse nuk dëshironte që mbesa e tij të përfundonte në burg, duhej të sillte para në Shkup. “Shkova në Shkup dhe, ashtu siç më tha, lashë çantën me rreth 10.000 euro në një kosh plehrash pranë bankave afër Parkut ‘Gruaja’”, ka shtuar denoncuesi.

Vetëm më vonë ai kuptoi se kishte qenë viktimë e mashtrimit dhe se nuk kishte ndodhur asnjë aksident trafiku.

Nga MPB njoftojnë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

sqShqip