Shprehjet e pahijshme të disa arsimtarëve para nxënësve
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Arsimtari, arsimtarja, profesoresha dhe profesori janë edhe mësimdhënës, edukator dhe pedagogë. Shprehjet e tyre ndaj nxënësve duhen të jenë shumë të matura që mos t’i ofendojnë ose lëndojnë me shprehja vullgare nxënësit në klasë.
Ka një numër të arsimtarëve që para të gjithë nxënësve shprehen me fjalë banale ndaj ndonjë nxënëseje ose nxënësi duke i thënë kafshë, gomar, kali, lopë, qurë , shtrigë etj. Me këto shprehje nuk duhet t’idrejtohemi askujt e lere më arsimtari,arsimtarja, profesoresha, profesori t’i drejtohet nxënësve të tij me këto shprehje jo njerëzore dhe ate nga një edukator, pedagog të përdoren shprehje të tilla ndaj nxënësve.
Për këto shprehje duhet të hulumtojë drejtoria e shkollës dhe shërbimet tjera pedagogjike, psikologjike etj. dhe urgjentisht të marrin masa ndaj arsimtarëve të këtillë. Puna e drejtorisë, por mbi të gjitha e pedagogut, psikologut nuk janë që t’i zbuluar gjërat e këtilla që i përdorin ca arsimtarë ndaj nxënësve në korridor, në oborr të shkollës ose brenda në klasë. Si mund një mësimdhënësë, edukator, pedagog qoftë në shkollë fillore ose të mesme të përdorë shprehje ofenduese ndaj nxënësit.
Arsimtarëve dhe profesorëve të tillë duhet tërhequr vërejtjen që gjërat e tilla ofenduese ndaj nxënësve mos t’i përsërisin asnjëherë, ndërsa nëse vazhdojnë t’i përsërisin, atëherë duhet të merren masa disciplinore ndaj tyre.
Nëse masat e marra nuk ndikojnë tek disa prej tyre për të i ndrprerë shprehjet ofenduese ndaj nxënësve, atëherë duhen të merren msa që ai që vazhon me të njejtin avaz të largohet nga proçesi edukativo –arsimorë, sepse të tëllit as që mund të i japin dituri dhe as të edukojnë ata, sepse ata për veten e tyre nuk kanë dituri dhe edukatë.
Pra, mësimdhënësve të tillë nuk iu takon të mbajnë ditarin në dorë. Të tillët sa më shpejt duhet të largohehen nga proçesi edukativo- arsimor, sepse vendi i tyre nuk duhet të jetë aty ku nxënësit mësohen dhe edukohen. Ndaj të tillëve mësimdhënës, edukatorë, pedagogë duhen të merren masa largim nga proçesi edukativo- arsimorë të tillët.