VMRO-DPMNE e vendosur për Komisionin anketues, kërkesën do ta dorëzojë me emrin e ri kushtetues
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke komentuar refuzimin e kërkesës për formimin e Komisionit për zjarrin në spitalin modular në Tetovë nga ana e kryeparlamentari Talat Xhaferi, tha se VMRO-DPMNE do të dorëzoje edhe njëherë kërkesë edhe atë me emrin e ri Kushtetues, me qëllimin e vetëm që të zbardhet e vërteta për tragjedinë në Tetovë.
“Le të jem unë ai që do të ketë pasoja politike.Çka është tani kjo, do të kërkojmë formë se përse nuk është përdorur emri i ri kushtetues? Ja do të dorëzojmë kërkesë të re me emrin e ri dhe ne do ta vuajmë dëmin politik vetëm të zbulohet e vërteta për 14 jetët e humbura”, tha Mickoski.
Mickoski shtoi se arsyeja se përse Xhaferi nuk ka pranuar kërkesën për Komisionin anketues, ka qenë për të shpëtuar rejtingun e partisë së tij dhe koalicionit.