Maqedoni

Ligji është i qartë, popullata e përgjithshme është shuma e popullsisë rezidente dhe jorezidente, theksoi Sela

Këto deklarata të kryeministrit Zoran Zaev me logjikë nga Shekulli i mesëm dhe sillet si sundimtar, sepse në atë kohë të drejtat e qytetarëve janë varur nga vullneti i mirë i sundimtarit ose mbretit, theksoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela duke e komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit se regjistrimi nuk do të çojë në procese retrograde.

Sela deklaroi se saktë ka parashikuar çka do të ndodh me regjistrimin prej kur është anuluar.

“Ne jemi këtu për ta respektuar ligjin, ndërsa ligji është i qartë, se numri i përgjithshëm i popullatës është shuma e popullsisë rezidente dhe jorezidente. Këto deklarata të kryeministrit janë logjikë nga Shekulli i mesëm dhe sillet si sundimtar, sepse në atë kohë të drejtat e qytetarëve janë varur nga vullneti i mirë i sundimtarit ose mbretit. Nuk jetojmë në një kohë të tillë”, tha Sela.

Ne kemi nevojë, theksoi ai, të drejtat të cilat i kemi të garantohen dhe në vend të fjalëve të kota realisht duhet të ulemi dhe këto definicione të cilat japin situatë të përkohshme duhet të zëvendësohen me definicione të sakta për gjuhën shqipe.