Pavarësisht rritjes së çmimit të derivateve të naftës në bursat botërore dhe rritjeve konsekuente që pritet të shkaktojë në produktet bazë ushqimore, kryeministri Hristijan Mickoski, thotë se nuk planifikohen masa të tjera për të zbutur ndryshimet drastike. Mickoski thotë se dallimi në çmimin e derivateve me vendet e rajonit, vazhdon të thellohet.
“Mbesim në masën ulje e TVSH-së për benzinën 95 dhe 98 oktanë në 10%. Mbesim edhe në uljen e akcizës për 2 denarë për litër për benzinën dhe 4 denarë për litër për dizelin sipas mesatares së gjysmës së dytë të prillit, ashtu do të jetë në dy javët e ardhshme. Sa i takon TVSH-së së dizelit mbetet në 18% dhe me këtë dizeli është 30-50 eurocent për litër më lirë sesa në rajon sot. Pres që nga e hëna të jetë dallimi edhe më i madh duke pasur parasysh që pjesa më e madhe e vendeve do të vendosin çmimet e reja këto ditë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Qeveria ndërkohë ka vazhduar marrëveshjen me kompaninë OKTA deri më 18 maj.
“Kjo është një masë që siguron ulje të çmimeve me pakicë, me zbritjen që arrin në 3 denarë për litër për naftën dhe 2 denarë për litër për benzinën me 95 dhe 98 oktanë”, komunikuan nga Qeveria.
Çmimi i derivateve në bursat botërore lëviz nga 105 deri 125 dollar për fuçi.

