Një drejtoreshë ekzekutive në Institucionin Financiar “JP Morgan”, me origjine shqiptare, është akuzuar për përdorimin e pushtetit të saj për të ngacmuar dhe abuzuar seksualisht një punonjës të ri mashkull, vuri në dukje një raport.
Hajdini është akuzuar se ka droguar punonjësin e saj përmes nënshtrimin, abuzimit racor dhe kërcënimin për shkatërrim karriere kur ai refuzoi propozimet e saj.

Lorna Hajdini, një ekzekutive e JPMorgan përballet me një padi për sulm të dyshuar seksual.

“Më çmend sonte ose…”/ Shefja shqiptare e
Ajo është akuzuar gjithashtu për detyrimin e bankierit të martuar në “akte seksuale jo konsensuale dhe poshtëruese” për muaj të tërë, pavarësisht se ai i është lutur të ndalet, raportoi Daily Mail, duke cituar padinë.

Për çfarë është akuzuar Lorna Hajdini:

Bankieri më tej pretendoi se Hajdini pranoi se e kishte droguar duke përdorur Rohypnol në raste të shumta. Gjatë një takimi, ajo dyshohet se u tall me të sepse ai kishte qarë ndërsa ajo kryente një akt seksual me të kundër vullnetit të tij, përshkruhet më tej në raport.

“Më çmend sonte ose…”/ Shefja shqiptare e
Akuzuesi pretendoi se abuzimi filloi pothuajse menjëherë pasi Hajdini dhe ai filluan të punonin së bashku në pranverën e vitit 2024.

Sipas të riut, në fillim të majit 2024, Hajdini e hodhi stilolapsin e saj pranë tavolinës së tij dhe, ndërsa u përkul për ta marrë, duke i fërkuar këmbën dhe duke i kapur pulpën.

“Oh, a ke luajtur basketboll në kolegj? … I dua lojtarët e basketbollit… më lagin shumë”, raportohet të ketë thënë ajo sipas pretendimit të ankuesit.

Një herë, kur ajo e ftoi për pije dhe ai refuzoi, Hajdini dyshohet se i tha “nëse nuk e bën me mua, do të të shkatërroj… mos harro kurrë, unë të kam në dorë”, shtohej në padi.

I riu gjithashtu pretendoi se Hajdini i kishte bërë dy herë propozim për seks oral.

“BJ për ditëlindjeje me djalin ngjyrë? Ai gjithashtu akuzoi Hajdinin se e kishte kërcënuar me ndëshkim profesional.

“Do të duhet ta meritosh, lodra ime e vogël arabe”, raportohet t’i ketë thënë ajo kur ai kishte kërkuar rritje në detyrë.

Gjatë verës së vitit 2024, Hajdini dyshohet se u shfaq në një ambient ku do të ishte edhe punonjësi i saj.

“Më çmend sonte ose…”/ Shefja shqiptare e
Ajo raportohet t’i ketë thënë “A do të ngrihesh në detyrë në fund të vitit apo jo? A do një të ardhme në JP Morgan? Është kaq e thjeshtë. Nuk e di pse po e kundërshtoni këtë”, sipas padisë.

“I frikësuar se znj. Hajdini do të vepronte sipas kërcënimeve të saj për t’u hakmarrë kundër tij, I riu iu bind kërkesave të saj”, thuhet në padi.

Hajdini e kërcënoi përsëri nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale do ta ndëshkonte dhe gjithashtu e qortoi për performancën e tij profesionale.

“Do të të bëj të paguash… A mendon se do të jesh në gjendje të mirë nëse nuk më ke në krah? Nëse nuk më çmend sonte, do të sabotoj”, thuhet në padi. I riu gjithashtu ka akuzuar JP Morgan se ka mundësuar sjelljen e saj. Një zëdhënës i kompanisë kundërshtoi akuzat e ngritura dhe tha: “Pas një hetimi, ne nuk besojmë se ka ndonjë të vërtetë në këto pretendime”, tha zëdhënësi i JP Morgan. Ndërsa shumë punonjës bashkëpunuan me hetimin, ankuesi refuzoi të merrte pjesë dhe nuk ka pranuar të ofrojë fakte që do të ishin thelbësore për të mbështetur pretendimet e tij.”

Megjithatë, raporti i Mail ka ngjallur shumë interes se kush është Lorna Hajdini.

Hajdini, 37 vjeçe, u diplomua nga Shkolla e Biznesit Stern në Universitetin e Nju Jorkut dhe ka qenë me JPMorgan që nga viti 2011, sipas LinkedIn-it të saj.

Ajo u ngjit në gradën e analistes për t’u bërë Zëvendëspresidente në vitin 2018 dhe mori postin e Drejtoreshës Ekzekutive për Financën në vitin 2021./DailyMail

sqShqip