Kolumna

Të lumtë Albin, i tregove Serbisë se kush është Zot në konakun tonë

Shkruan, Dafina Xhemaj – Vidishiqi

Të lumtë Albin, dita ditës po ia tregon vendin Serbisë. Po ia shuan ëndrrat për destabilizim të Kosovës. Po i tregon se kosovarët janë zot shpie në konakun e tyre, e jo ata që ende shohin syçelë ëndrra mesjetare.

I lumtë policisë kosovare për profesionalizmin e treguar. Guximin dhe profesionalizmin e policisë kosovare duhet ta përcjellin gjithë politikanët pa përjashtim. Pa kalkime duhet të bëhen bashkë dhe para opinionit vendor e ndërkombëtar të tregojnë se interesi shtetëror është mbi interesat partiake.

Interesat shtetërore të Kosovës janë të shenjta dhe rreth tyre duhet të unifikohen edhe politikanët edhe qytetarët.

Interes shtetëror prioritar për momentin është shtrirja e sovranitetit në gjithë territorin. Kjo ka rëndësi për momentin, prandaj interesat ditore politike duhet lënë anash për një çast.